Site icon Telegrafi

Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Garner ka treguar se për të vështirësia më e madhe si nënë ka qenë të lejuarit fëmijët të marrin vendime vetë

“E kam shumë të vështirë të mos them: ‘Kjo është mënyra si të shoh unë’ dhe ‘Mendoj se duhet të…”, shpjegoi aktorja për People gjatë një interviste të publikuar të enjten.

Garner pranoi se e ka të vështirë të mos japë mendime dhe urdhra.

Nga ana tjetër, aktorja pranoi se prindërit e saj kanë bërë të njëjtën gjë për ta edukuar dhe rritur, i kanë dhënë liri.

“Habitem si ia kanë dalë kaq e vështirë sa është”, thotë më tej Garner.

“Po i shoh të përjetojnë faza të reja fëmijët dhe jam shumë kurioze për ta”, shtoi më tej aktorja, e cila po i rrit fëmijët me ish-bashkëshortin Ben Affleck.

Affleck dhe Garner u ndanë në 2015-ën dhe që prej asaj kohe kujdesën bashkë për 3 fëmijët, edhe pse finalizimi i divorcit erdhi 3 vite më vonë.

Ata janë një nga çiftet e paktë që kanë vërtetuar se prindërimi i përbashkët në këto kushte mund të bëhet.

Exit mobile version