Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka folur pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, ku nuk ka mundur ta fshehë lumturinë e kualifikimit në gjysmëfinale.
PSG u mposht në shtëpi nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale, por u kualifikuan tutje shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Ky kualifikim ka lënë shije të mirë te parisienët të cilët u mposhtën pikërisht nga Bayerni në finalen e sezonit të kaluar.
Neymar ka thënë pas ndeshjes së është i lumtur me paraqitjen dhe angazhimin e ekipit, teksa synojnë edhe më lart se gjysmëfinalja këtë sezon.
🔴🔵 Paris = semi-finalists! 🎉#UCL pic.twitter.com/UivIdpdvG2
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 13, 2021
“Jam shumë i lumtur, pavarësisht nga humbja”, ka thënë fillimisht Neymar për RMC Sport pas ndeshjes.
“Ne luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Ne jemi gjithashtu një ekip i shkëlqyeshëm dhe e treguam atë sonte. Kemi eliminuar kampionët e Evropës”.
“Objektivat janë respektuar, tani jemi në gjysmëfinale dhe duhet të punojmë edhe më shumë, të përmirësohemi dhe shpresoj të kemi një gjysmëfinale të mirë dhe po synojmë edhe më lart”.
“Është e vërtetë që ne flasim shumë me njëri-tjetrin, jemi me të vërtetë një ekip. Marquinhos na foli gjatë ndeshjes për të na ndihmuar të organizohemi. Pamë që Di Maria vrapoi shumë sot, duhet t’i përgëzojmë të gjithë”, përfundoi ylli i PSG-së. /Telegrafi/