Site icon Telegrafi

Jemi të bekuar që po shikojmë Mbappen, thotë Kaka

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka marrë lëvdatat nga dikur futbollisti më i mirë në botë, kaka.

Ish-ylli i Brazilit ka lëvduar Mbappen për pjekurinë e tij dhe ka thënë se tifozët janë të bekuar që po e shikojnë.

Sulmuesi 19 vjeçar ka shkëlqyer gjatë turneut në Rusi, duke shënuar tri gola në gjashtë ndeshje për të ndihmuar kombëtaren e tij në finalen e të dielës ndaj Kroacisë.

“Mendoj se gjëja më e mirë që mund të themi për të është shpejtësia e tij dhe sa shpejt ai mund të vrapojë”.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

“Natyrisht, ai jo vetëm që vrapon, sepse ka kontroll tëmirë kur vrapon”.

“Dhe, ai është vetëm 19 vjeç, por ndonjëherë duket sikur 35 vjeç, shumë i pjekur, kontrollon lojën dhe bën zgjedhje të mira”.

“Mendoj se ai ka të ardhme të madhe, ne jemi të bekuar që po e shohim një lojtarë të tillë në këtë nivel”, u shpreh Kaka.

Mbappe sot zhvillon finalen ndaj Francës nga ora 17:00 në Moskë ndaj Kroacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version