Site icon Telegrafi

JEMI PAK GJË …

Franco Loi (1930–2021)

Poezi nga: Franco Loi
Përktheu: Maksim Rakipaj

Pak gjë, jemi Zot, pothuajse asgjë të thuash,
ndoshta veç kujtesë jemi, një flluskë ajri,
hije njerëzish që shkojnë, të afërmit tanë,
ndoshta kujtim i një jete të humbur,
një bubullimë që së largu na thërret,
trajta që do të kenë pasardhës të tjerë …
Por sa për të erdhur keq jemi, sa dhëmbje
dhe sa jetë merr me vete era!
Dhe shkojmë pa ditur gjë, duke kënduar hymne
dhe nga çka ishim, asgjë s’ka për të mbetur.

Exit mobile version