Erik ten Hag e ka pranur se Manchester United ka një rrugë të gjatë para vetes, teksa ata synojnë të fitojnë në derbin kundër rivalëve të Manchester Cityt.
Të gjithë sytë do të jenë në “Old Trafford” këtë të dielë, pasi fituesit e tripletës do të përpiqen të ndalin serinë e fitoreve prej tri ndeshjesh të “Djajve të Kuq”.
United fitoi me rikthim të rezultatit ndaj Brentfordit 2-1 para pushimit me kombëtare dhe më pas u kthyen me një fitore me të njëjtin rezultat ndaj Sheffield United.
Skuadra e Ten Hag mori fitoren e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet të martën, pasi mposhtën Kopenhagën me rezultat 1-0, ndeshje në të cilën vendimtar u tregua Andre Onana me një penallti të pritur në sekondat e fundit.
“Ne jemi në drejtimin e duhur dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Unë shoh gjëra pozitive, shoh edhe negative. Ne nuk jemi vazhdimisht, në nivelin ku mund të jemi”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Për shembull Arsenali në udhëtim. Gjithashtu 30 minutat e parë në Gjermani ndaj Bayernit. Ne duhet të bëjmë këso paraqitjesh vazhdimisht”.
“Në aspektin e presingut, jemi mjaft mirë. Kemi më shumë topa të fituar nga të gjithë ekipet në Ligën Premier”.
“Ne nuk përfitojmë në momentet e tranzicionit në sulm dhe duhet të jemi më të mirë në këtë aspekt sepse kemi aftësi në ekipin tonë, kemi lojtarë që mund të përfitojnë prej saj”, vazhdoi ai.
Forma e Rashford i cili shënoi golin e fitores kur këto skuadra u takuan për herë të fundit në “Old Trafford” në janar ka shkaktuar panikë në mesin e tifozëve.
Sulmuesi anglez duket si një hije e lojtarit që shënoi 30 gola në sezonin 2022-2023 gjatë muajve të parë të sezonit aktual, por Ten Hag ka besim se ai së shpejti do të rikthejë formën.
“Veçanërisht jepi atij besimin, unë e fus atë çdo ndeshje. Shumicën e ndeshjeve ai luan 90 minuta gjithashtu. Unë kam një besim të fortë se ai do të rikthehet për të shënuar shumë gola”, përfundoi Ten Hag./Telegrafi/