Përkundër pamjes të cilën mundohemi ta krijojmë në publik, ka shumë gjasë që secili prej nesh së paku nganjëherë të shohë ndonjë film pornografik. Madje për më shumë, hulumtimet kanë dëshmuar se personat të cilët ulen afër jush në autobus apo restorant, profesori i cili ju ligjëron, apo miku më i mirë, janë shikues të rregullt të materialeve pornografike.
Ka mospërputhshmëri të mëdha në mes tregut të vërtetë të industrisë për të rritur dhe mënyrës se si njerëzit flasin për të. Edhe pse është shumë vështirë të gjenden njerëzit të cilët do të pranojnë hapur që, rregullisht shikojnë filma pornografik, statistikat tregojnë se ata janë shumë të popullarizuar sesa do ne do ta imagjinonim.
Kanadezët, për shembull, brenda vitit shpenzojnë rreth një miliardë dollarë në pornografi. Në mbarë botën shifrat e përfitimit hipin deri në 98 miliardë dollarë brenda një viti të vetëm. Këtu bëhet fjalë për një vlerë shumë më të madhe sesa që fiton një kompani e madhe, siç janë eBay, Microsoft, Apple, Amazon e shumë tjera.
Natyrisht, edhe në internet mund të gjendet pornografi me bollëk. Vështirë të vlerësohet, por disa faqe interneti pohojnë se, rreth 12 për qind e të gjitha faqeve të internetit, përmbajnë ekskluzivisht përmbajtje pornografike. Mjafton të përmendet se 25% e fjalëve kërkuese në të gjitha makinat e kërkimit online, kanë të bëjnë me seksin. Po ashtu është interesant edhe e dhëna se femrat përbëjnë më shumë se një të tretat e vizitorëve në faqet pornografike.
Seksi është futur në çdo aspekt të jetës sonë. Pothuajse çdo lloj i artit dhe zbavitjes tematizon seksin në ndonjë formë, ndërsa atë e shfrytëzojnë edhe ekonomia e mediat. Po duket se klisheja “seksi shet çdo gjë” po bëhet çdo ditë e më e vërtetë!