Site icon Telegrafi

JEHONË

Poezi nga: Christina Rossetti
Përktheu: Roland Gjoza

Eja tek unë në heshtjen e natës
Eja kur ëndrra me gjuhën e heshtjes flet
Eja dhe më shfaq fytyrën e ëmbël dhe sytë e kaltër
Si rrezet e diellit në ujërat si argjend
Eja duke qarë
O, kujtime, shpresa, dashuri, një grusht me hi që mbeti nga ai zjarr.

O, ëndërr, sa e ëmbël, o, sa e ëmbël dhe e hidhur
Zgjimi yt duhet të ishte në parajsë
Aty ku takohen shpirtrat, ata që vdiqën për dashurinë
Ku sytë plot lot dhe mall
Shohin derën çdo çast
Që hapet për të hyrë, por mbyllet për të dalë.

Megjithatë eja në ëndrra që të mbetem gjallë
Sërish të jetoj sepse në vdekje ka vetëm acar
Kthehu tek unë në ëndrra që të më japësh
puls për pulsin, frymë për frymën;
Fol me zë të ulët e të ëmbël, që të ndiej sërish
Si në kohën e largët, shpirt, si në kohën e dashurisë!

Exit mobile version