Javier Tebas është rizgjedhur zyrtarisht president i La Liga-s me mandat katërvjeçar.
57-vjeçari ishte zgjedhur në këtë pozitë në vitin 2013 e që zgjedhjet e radhës do të mbaheshin në tetor të vitit 2020, por u konfirmua në këtë muaj se ai dom ta rinovojë kontratën e tij.
“Duke parë që ishte i vetmi kandidat për postin e presidentit dhe kjo duke qenë e ligjshme, Javier Tebas do të vazhdojë të jetë në krye të La Liga-s edhe për katër vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e ligës spanjolle.
Tebaska thënë se është i lumtur me rinovimin e kontratës së tij dhjetë muaj para se të mbaheshin zgjedhjet, duke i dhënë atij një motiv shtesë për të punuar në gjëra të reja në ligë.
La Liga e ka si prioritet tani punën e të drejtave televizive dhe t’i rrisë më shumë të ardhurat nga marketingu duke iu përshtatur ndryshime në futboll.
Tebas do të jetë president i ligës deri në vitin 2023, e që do të bëhet i pari në histori që qëndron më së gjati në këtë post.
I pari i La Liga-s thuhet se po punon edhe që ndeshjet të zhvillohen të hënën dhe të premten, por edhe jashtë vendit si në Miami apo Florida të Amerikës. /Telegrafi/