Site icon Telegrafi

Java e të drejtës sociale edhe në Spitalin Medicine

Për t’a shënuar këtë datë mjaft të rëndësishme, sidomos për vendet si Kosova me kushte të rënda ekonomike, nevojitet organizim ndihmues gjithëpërfshirës, mirëpo, në mungesë të organizimeve të tilla Spitali Medicine në bashkëpunim me Organizatën "Konsumatori" organizuan në mënyrë vetanake ofrimin e kontrollave falas për pacientët që posedojnë kartela sociale.
Sot, në Spitalin Medicine, të pranishëm në shënimin e kësaj date ishin: z. Selatin Kaçaniku – kryetar i Organizatës "Konsumatori" dhe z. Sami Uka – zyrtar i Organizatës WHO si dhe zyrtarë nga Spitali Medicine të cilët mbajtën fjalim në sallën e mbledhjeve të Spitalit ku u theksua vlerësimi ndaj mirëkuptimit dhe gatishmërisë së Spitailt Medicine për bashkëpunim.

"Së bashku po manifestojmë për shënimin e Ditës Botërore të të Drejtave Sociale me kontrolla falas për të gjithë qytetarët të moshës mbi 50 vjeç që posedojnë kartelë sociale." – tha z. Selatin Kaçaniku. "Në përmbushje të vazhdueshme të përgjegjësisë sociale, përfituam nga vullneti i mirë i Spitalit Medicine dhe siguruam që sot edhe konsumues të tjerë të shërbimeve shëndetësore, pra pacientë të diagnostikuar me sëmundje që mund të trajtohen në Spitalin Medicine, gjithashtu të përfitojnë kujdes shëndetësor falas. Dihet mirë se kemi ende shumë shfrytëzues apo pacientë, jashtë listës sociale, të cilët nuk kanë të ardhura mujore të mjaftueshme për t’i paguar shpenzimet e mjekimit apo shërimit." – theksoi z. Sami Uka.
Përzgjedhja e 50 personave për kontroll falas është bërë nga "Qendra për punë Sociale – Prishtinë", të cilët u trajtuan me kujdesin maksimal në Spitalin Medicine.

"Organizata "Konsumatori" ka hasur në mirëkuptimin e Spitalit Medicine dhe shpresojmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm."- shtoi z. Selatin Kaçaniku.
Spitali Medicine do të vazhdoj të mbështes raste dhe iniciativa të tilla për të ndihmuar bashkëqytetarët Kosovar siç ka bërë edhe deri tani, konfirmuan për fund, zyrtar të Spitalit Medicine.
 

Exit mobile version