Manchester United e ka shijuar edhe humbjen e dytë në këtë fillim-sezon, pasi ka pësuar disfatë 4-0 në udhëtim te Brentfordi në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, golin e parë për vendasit e shënoi Josh Dasilva, nga një asistim i Mathias Jensen.
Vetëm tetë minuta më vonë, nga një asistues, Jensen kaloi në golashënues – për golin e dytë për Brentordin.
It's another gift as De Gea plays Eriksen into trouble
Jensen robs him inside the area and then rolls past De Gea from 12 yards
🐝 2-0 🟢#BrentfordFC | #BREMUN https://t.co/yWgmsNramK
— Brentford FC (@BrentfordFC) August 13, 2022
Kur kaloi vetëm gjysmë ore lojë, Ben Mee realizoi të tretin për skuadrën e tij, e që thelli krizën te Djajtë e Kuq.
Por, për t’i bërë gjërat edhe më keq, u përkujdes Bryan Mbeumo që në minutën e 35-të pranoi një asistim nga Ivan Toney, për 4-0.
Për dallim nga pjesa e parë, 45 minutat e dytë ishin shumë të qetë, pasi nuk u shënua asnjë gol.
— Manchester United (@ManUtd) August 13, 2022
Erik Ten Hag reagoi me tre zëvendësime qysh në strat të saj, duke futur në lojë Scott McTominayn, Tyrell Malacian dhe Rapahel Varane, derisa më vonë u fut edhe Anthony Elanga.
Që të katër zëvendësimet brenda 15 minutave të pjesës së parë nuk ia dolën të bënin ndryshimin.
United sub. #MUFC || #BREMUN pic.twitter.com/v7fRDZ2P3S
— Manchester United (@ManUtd) August 13, 2022
Ndërsa, Brentford nga ana tjetër shfrytëzoi pesë zëvendësimet, për t’u siguruar se do ruanin rezultatin e thellë ndaj Unitedit.
Pas javës së dytë, Manchester United nuk ka grumbulluar asnjë pikë, ndërsa në xhiron e tretë e pret Liverpoolin, e duket se do ta kenë edhe humbjen e tretë. /Telegrafi/