Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani ka shënuar një perlë me ekipin e tij Gwangju FC.
Ai ka qenë protagonist absolut në ndeshjen mes Incheon dhe Gwangju FC, e mbyllur në barazim 2-2.
Deri në minutën e 79-të, vendësit po udhëhiqnin 2-0 kur Jasani gjuan nga goditja e lirë.
Ai e dërgon topin në trekëndësh duke i shtangur të gjithë.
Në kohën shtesë (90+23’), Gwangju gjeti golin e barazimit, me autor Lee Kun-Hee.
⚽️ J. Asani
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 18, 2023
28-vjeçari ka arritur në kuotën e 6 golave në 25 ndeshje. /Telegrafi/