Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, ka pritur sot në takim drejtorin e “Diakonie Kosova”, Bernd Baumgarten.
Në takimin mes Jasharit dhe Baumgarten është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes DKRS-së dhe “Diakonie Center”, shkruan Telegrafi.
“Pas përvojës së mirë, DRKS dhe “Diakonie Kosova” do të vazhdojnë bashkëpunimin. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, ka pritur në takim drejtorin e “Diakonie Kosova”, Bernd Baumgarten, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet në njoftim.
Jashari e ka falënderuar Baumgarten për gatishmërinë që “Diakonie Kosova” të bëhet pjesë e projekteve të përbashkëta në të mirë të të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi.
“Jashari theksoi se tashmë është krijuar një përvojë e mirë bashkëpunimi që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në anën tjetër, edhe drejtori i “Diakonie Kosova”, vlerësoi qasjen korrekte dhe mundësitë e ofruara nga DKRS-ja për bashkëpunim”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/