Site icon Telegrafi

Jashari i bindur se do të marrin rezultat pozitiv ndaj Plzenit

Drita do të ballafaqohet nesër (e enjte) me Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Mesfushori i skuadrës nga Gjilani, Muharrem Jashari thotë se skuadra e tyre është tejet e përgatitur dhe është gati të eliminoj një ekip si Viktoria Plzen, që është shumë i madh.

“Na pret përballje e vështirë. Jemi përgatit maksimalisht për lojën kthyese sepse e kemi marrë një rezultat pozitiv, mendoj që nga kjo ndeshje do dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë fillimisht lojtari i Drtiës.

Lexo po ashtu Vavalis: Pres që ndeshja e dytë të jetë edhe më e vështirë se e para

“Duke e pa që Drita luan mirë gjithmonë në Evropë, pak fat na ka mungu në ndeshjet e kaluara, në këtë ndeshje duke pa rezultat – kemi marrë një përparësi, një energji shtesë, duke pa që kemi edhe përkrahjen e tifozëve.

“Ndoshta ka ardhur koha që të mposhtim një ekip të madh që është Plzeni”, ka shtuar më tej Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version