Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, po shpreson që të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ai ka insistuar se Ballkani është maksimalisht i përgatitur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten në Prishtinë në kuadër të fazës së play-off.
“E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë. Besoj se jemi të gatshëm dhe shpresoj që të arrijmë në grupe”.
“Është kënaqësi që do të kemi mbështetje. Ballkani nuk e përfaqëson vetëm Suharekën, por gjithë Kosovën”.
“Duhet të ulim dozën e emocioneve për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Jashanica. /Telegrafi/