Site icon Telegrafi

Japonia – Polonia: Formacionet zyrtare, japonezët luajnë për kualifikim

Japonia dhe Polonia do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në kuadër të grupit H të kampionatit botërorë.

Japonezëve me katër pikë iu nevojitet edhe një pikë kundër Polonisë tashmë të eliminuar (zero pikë) për t’u kualifikuar për fazën e ardhshme.

Në dy ndeshjet e mëparshme të këtyre dyja kombëtareve në botërorin e këtij viti janë shënuar dy e më tepër gola.

Stadiumi “Volgograd Arena” ka kapacitet prej 45,568 ulësesh

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dyja ekipeve, ku nuk ka shumë ndryshime te ekipet startuese.

Theksojmë se në këtë grup gjenden edhe Senegali dhe Kolubmia, ku senegalezët kanë katër pikë ndërsa kolumbianët tre sosh.

Japonia: Kawashima, Nagatomo, Shibasaki, Okazaki, Usami, Muto, Yamaguchi, H. Sakai, Makino, G. Sakai dhe Yoshida.

Kolumbia: Fabianski, Jedrzejczyk, Bednarek, Goralski, Lewandowski, Krychowiak, Grosicki, Glik, Bereszynski, Zielinski dhe Kurzawa. /Telegrafi/

Exit mobile version