Site icon Telegrafi

Japonia nuk regjistroi asnjë të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve, për herë të parë në 15 muaj

Japonia nuk raportoi ndonjë vdekje të lidhur me coronavirusin e ri të dielën – hera e parë që nuk ishte raportuar asnjë vdekje në një ditë të vetme në rreth 15 muaj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi raportoi gjithsej 162 raste të reja të virusit vdekjeprurës në të njëjtën ditë, ndërsa numri mbarëkombëtar i pacientëve të sëmurë rëndë COVID-19 ishte 100, i pandryshuar nga e shtuna.

Në kryeqytet, Qeveria Metropolitane e Tokios raportoi 21 infeksione të reja të dielën, me një rënie nga një javë më parë pasi raporti ditor mbeti nën 30 për të 11-tën ditë radhazi.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja, ndërkohë, ishte 20.1 në Tokio, nga 24.6 një javë më parë.

Numri i pacientëve me COVID-19 me simptoma të rënda sipas standardeve të qeverisë metropolitane ishte i pandryshuar nga e shtuna në 12.

Prefektura e Osakës, një nga zonat më të goditura, raportoi 39 raste të reja të virusit. /Telegrafi/

Exit mobile version