Përfaqësuesja e Japonisë mund të jetë eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, por ajo ka fituar zemrat e gjithë tifozëve të futbollit në botë.
Ata ishin bërë temë në media dhe rrjetet sociale pasi tifozët e tyre pas çdo ndeshje pastronin stadiumin nga mbeturinat pastaj largoheshin.
Por, ky nuk është i vetmi gjest i bukur nga japonezët.
Pas humbjes 3-2 nga Përfaqësuesja e Belgjikës, ishte stafi teknik dhe lojtarët që morën shembull nga tifozët.
Duke lënë anash dëshpërimin e madh, ata pastruan zhveshtorën dhe në një letër kanë shkruar “faleminderit“.
Normalisht ky gjest u përshëndet nga të gjithë, por me shpresën që gjëra të tilla do shikojmë edhe nga përfaqësueset tjera.
Vlen të theksohet se ndaj Belgjikës ata ishin duke fituar fillimisht me rezultat 0-2, por në fund me golin Nacer Chadlit në minutën e 94 humbën me rezultat 3-2 dhe kështu u eliminuan. /Telegrafi/