Site icon Telegrafi

Japonia lufton zjarrin më të madh në dekada – raportohet për të vdekur

Japonia po lufton me zjarrin më të madh në më shumë se tre dekada.

Bëhet e ditur se nga zjarri ka mbetur i vdekur një person dhe janë evakuuar mijëra.

Flakët vlerësohet të jenë përhapur në rreth 1200 hektarë në pyllin Ofunato në rajonin verior të Iwate, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi ende duke ekzaminuar madhësinë e zonës së prekur, por është më e madhja që nga zjarri i vitit 1992”, tha një zëdhënës i agjencisë.

Ai zjarr dogji 1030 hektarë, rekordi i mëparshëm.

Ndërsa tani rreth 1,700 zjarrfikës janë duke u mobilizuar nga i gjithë vendi.

Pamjet ajrore tregonin tym që ngrihej dhe mbulonte një mal të tërë.

Por, shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.

Ndryshe, kishte rreth 1,300 zjarre në të gjithë Japoninë në vitin 2023, të përqendruara në periudhën shkurt-prill, kur ajri thahet dhe erërat rriten.

Numri i zjarreve ka rënë që nga kulmi në vitet 1970, sipas të dhënave të qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version