Një javë pasi u lëshua, Japonia ka hequr paralajmërimin për një “megatërmet”.
Paralajmërimi u tha njerëzve që të jenë të kujdesshëm, por jo të evakuohen. U tha se probabiliteti i një tërmeti të madh është më i madh se zakonisht, por që nuk është i pashmangshëm.
Qeveria japoneze ka njoftuar se nuk po u kërkon më njerëzve të marrin masa paraprake të veçanta.
Qytetarëve iu tha se lirisht mund t’i “rikthehen mënyrës së tyre normale të jetesës”. Pas paralajmërimit, mijëra japonezë anuluan udhëtimet e planifikuara dhe grumbulluan gjërat e nevojshme themelore.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë theksoi se nuk kishte zbuluar ndonjë aktivitet sizmik që do të tregonte ndonjë ndryshim shqetësues në zonën e supozuar ku mund të ndodhte megatërmeti, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Paralajmërimi i javës së kaluar u lëshua disa orë pasi një tërmet me magnitudë 7.1 shkallësh të Rihterit goditi ishullin jugor të Kyushu.
Ekspertët ishin në gatishmëri të lartë për shkak të vendndodhjes së epiqendrës – në buzë të Nankai Trough, një zonë e aktivitetit sizmik që kalon përgjatë bregut të Paqësorit të Japonisë.
Pas paralajmërimit të javës së kaluar, disa dyqane thuhet se kishin mbetur pa produkte ose u detyruan të kufizojnë blerjet e artikujve të tillë si uji në shishe.
Tërmetet e mëparshme në pellgun Nankai kanë lënë mijëra të vdekur. Këta megatërmete ndodhin çdo 90 deri në 200 vjet, dhe i fundit ka ndodhur në vitin 1946. /Telegrafi/