Telegrafi

Japonia befason Belgjikën me dy gola të shpejtë për katër minuta

Kombëtarja e Japonisë ka gjetur golin e parë dhe të dytë në ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Është Genki Haraguchi, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1 të japonezëve.

Goli i Haraguchit erdhi pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 48-të të ndeshjes.

Ky gol i realizua pas asistimit të Gaku Shibasakit.

Pas vetëm katër minutave Japonia gjeti edhe golin e dytë.

Kësaj radhe ishte Takashi Inui, i cili shënoi një supergol nga distanca. /Telegrafi/