Kombëtarja e Japonisë ka gjetur golin e parë dhe të dytë në ndeshjen ndaj Belgjikës në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Është Genki Haraguchi, i cili ka shënuar për epërsinë 0-1 të japonezëve.
Goli i Haraguchit erdhi pas një kundërsulmi të shpejt në minutën e 48-të të ndeshjes.
Ky gol i realizua pas asistimit të Gaku Shibasakit.
Pas vetëm katër minutave Japonia gjeti edhe golin e dytë.
Kësaj radhe ishte Takashi Inui, i cili shënoi një supergol nga distanca. /Telegrafi/