Polonia ka marrë fitoren e parë në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Polakët ishin eliminuar qysh në xhiron e dytë pas dy humbjeve radhazi nga Senegali dhe Kolumbia.
Por ata triumfuan për nder ndaj Japonisë me rezultat minimal 1-0.
Në anën tjetër japonezët u kualifikuan vetëm falë kartonëve të verdhë që kishin marrë një më pak se senegalezët.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi mbrojtësi Bednarek që kishte edhe notën më të lartë në ndeshje 8,0.
Nota më e ulët në këtë takim shkoi për mesfushorin e krahut të Japonisë, Sakai që u notua 6,0. /Telegrafi/