Site icon Telegrafi

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t’u “bërë” qen trondit sërish – tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Japonezi Toko ka një ushtri fansash në rrjete që ndjekin aventurat e tij. Në një det influencuesish, youtubers dhe tiktokerësh, ai spikat sepse i pëlqen aktrimi – një qen.

Me siguri keni dëgjuar për njeriun që shpenzoi 14 mijë euro për t’u “bërë” një kafshë shtëpiake me gëzof me katër këmbë, më saktë një kolie dhe tani është kthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike.

Hera e fundit që shkruam për të ishte kur ai ecte rrugëve të Tokios dhe luante me kafshët, dhe tani ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të bëhet panda, ariu apo dhelpër!

Qoftë një “krizë identiteti” apo diçka tjetër, vetëm Toko po planifikon jetën e saj të ardhshme si një kafshë tjetër.

Ai ka treguar dëshirat e tij për mediat vendase, por edhe se zbatimi nuk është i lehtë, raporton ndtv.

“Njerëzit dhe qentë kanë struktura të ndryshme kockore dhe aftësi motorike. Është e vështirë të bësh lëvizje që duken realiste. Përveç kësaj, leshi ndotet lehtësisht dhe duhet të pastrohet çdo herë. Sigurisht, do të doja të bëhesha një kafshë tjetër. Ëndërroj të jem qen, panda apo ari. Dhelpra është gjithashtu e bukur, por kjo është praktikisht e pamundur”, tha ai.

Më parë japonezi shpjegoi se ai zgjodhi kolien sepse është raca e tij e preferuar.

Ai nuk ka pranuar të tregojë identitetin dhe publikon rregullisht foto nga përditshmëria në rrjetet sociale.

“Më pëlqejnë kafshët që ecin me katër këmbë, veçanërisht ato të lezetshmet”, shtoi ai.

Për t’ju kujtuar, Toko punësoi një kompani nga Hollywood, së cilës iu deshën 40 ditë për të bërë kostumin dhe e pranojmë se duket fantastike.

Nëse do të ndryshojë vërtet llojin e saj dhe do të “bëhet” panda apo ariu, mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Exit mobile version