Site icon Telegrafi

Japonezët thyejnë rekordin e kampionatit botëror me fitoren kundër Spanjës, askush nuk kishte fituar me aq pak posedim të topit

Japonia mundi Spanjën me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit E dhe kaloi tutje me vendin e parë.

Skuadra e Hajime Moriyasu ishte në disavantazh kundër Spanjës me golin e Alvaro Morata, por në tre minuta të pjesës së dytë e ktheu rezultatin me golat e Ritsu Doan dhe Ao Tanaka.

Të hënën, më 5 dhjetor, Japonia do të luajë kundër Kroacisë në fazën e 16-të të Kupës së Botës.

Në fazën e grupeve të turneut, japonezët shkatërruan spanjollët dhe gjermanët dhe humbja ndaj Kosta Rikës nuk i pengoi ata të fitonin grupin.

Gjithashtu, duke festuar ndaj spanjollëve, ata vendosën një rekord të ri të kampionatit botëror.

 

Gjegjësisht, japonezët kishin vetëm 17.7 për qind posedim të topit, që është më pak se çdo ekip që ka shënuar fitore në historinë e turneut. /Telegrafi/

Exit mobile version