Një video po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është parë nga më shumë se pesë milionë njerëz vetëm në Instagram dhe tregon japonezët në orën e pikut të mëngjesit.
Pamja tregon një numër të madh punonjësish që largohen nga stacioni i trenit dhe nuk mund të dëgjoni asgjë përveç hapave të tyre! Ishte ky detaj që ndau opinionet e përdoruesve.
Nuk ka njeri që nuk është i magjepsur nga kultura japoneze, kështu që nuk është për t’u habitur që videoja la përshtypje. Disa ishin të kënaqur.
“Njerëzit më të respektueshëm dhe më të organizuar që kam takuar ndonjëherë”, “Heshtja është respekt në Japoni. Kulturë e mahnitshme dhe unike”, “Japonezët janë njerëzit më të sjellshëm”, lexonin disa nga mesazhet.
Nga ana tjetër, video u dha të dridhura shumë njerëzve.
“U dëshpërova duke parë videon”, “Si robotë”, “Pse askush nuk flet në telefon? Pse të gjithë janë të veshur me nuanca të zeza apo më të errëta? Pse janë kaq të qetë?”, “Është pak rrëqethëse, sikur po marshojnë në një tunel dënimi”, komentuan disa të tjerë. /Telegrafi/