Telegrafi

Januzaj zgjidhet lojtar i ndeshjes ndaj Anglisë nga votuesit e FIFA-s

Adnan Januzaj ka fituar çmimin “Budwieser lojtari i ndeshjes” në takimin mes Belgjikës dhe Anglisë.

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Kjo ishte fitorja e tretë në grupet e Kampionatit Botëror duke kaluar tutje si lider i Grupit G, ndërsa pas tyre u radhitën Anglia, Tunizia dhe Panamaja.

Lexo po ashtu Belgjika mposht Anglinë me golin e Januzajt, belgët kalojnë grupin nga vendi i parë

Fitorja e belgëve erdhi falë një supergoli të shënuar nga ylli me prejardhje shqiptare, Januzaj, i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes nga votuesit e FIFA-s.

Festa e Januzajt pas golit të shënuar (Getty Images)

Pas pranimit të çmimit nga Budweiser, Januzaj u pa i lumtur teksa shtoi edhe disa fjalë.

“Ne e dinim se ndryshimi do të bëhej me një moment individual”.

“Mund të ketë qenë çdokush dhe unë jam i lumtur që isha unë ai në fund”, ka thënë Januzaj pasi ka pranuar çmimin nga Budweiser.

Ndryshe, Belgjika në 16-tën e finales do të ndeshet me kombëtaren e Japonisë. /Telegrafi/