Site icon Telegrafi

Januzaj tregon arsyen e vërtetë të kalimit te Sunderlandi

during the Premier League match between Manchester City and Sunderland at Etihad Stadium on August 13, 2016 in Manchester, England.

Adnan Januzaj thotë se prania e David Moyes ishte kyçe për vendimin e tij për të lënë Manchester Unitedin për Sunderlandin, në formë huazimi njëvjeçar.

21-vjeçari nga Kosova debutoi te Unitedi nën drejtimin e Moyes, gjatë sezonit 2013-14, por nuk arriti të sigurojë vendin e rregullt në ekipin e parë nën drejtimin e Louis van Gaalit, në sezonet në vijim.

Januzaj, i cili më parë kaloi një kohë i huazuar te Borussia Dortmund, u vlerësua tepricë të kërkesave nga ana e Jose Mourinhos, teksa tani është në kërkim për të ngritur karrierën e tij në rrugë të mbarë tek Sunderlandi.

Lexo po ashtu Moyes: Januzaj më i mirë se Ronney

“Moyes ishte çelësi për mua që të vijë këtu dhe unë e vlerësoj mundësinë, sepse  dua t’iu tregojë njerëzve se çfarë unë mund të bëj”, ka thënë Januzaj për faqen zyrtare të klubit, transmeton Telegrafi.

“Puna ime është për të shënuar gola dhe për të ndihmuar me asistime. Tifozët vijnë në stadium për të shijuar futbollin dhe të shikojnë lojtarët që i bëjnë gjërat që ndodhin, kështu që unë dua të jem një prej atyre lojtarëve dhe t’i bëjë ata të lumtur”, përfundoi djaloshi nga Istogu. /Telegrafi/

Exit mobile version