Adnan Januzaj do të nisë ndeshjen nga minuta e parë me Sunderlandin e tij në udhëtim te Southampton.
Skuadra e kosovarit i ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në Ligën Premier.
Ndërkohë në ndeshjen e ekipeve të futbollistëve shqiptar, Everton – Stoke City nuk do të jenë as Shani Tarashaj e as Xherdan Shaqiri.
Si sulmuesi prizrenas ashtu edhe mesfushori gjilanas janë jashtë fushave për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/