Site icon Telegrafi

Januzaj do të huazohet te skuadra e Shani Tarashajt

Duket se Adnan Januzaj sërish do të huazohet. Kështu së paku shkruajnë mediat angleze, të cilat janë të bindur për huazimin e mesfushorit shqiptar të Manchester Unitedit

Januzaj tashmë do të huazohet në Ligën Premier, përkatësisht te skuadra e Evertonit, shkruan hitc.com.

Trajneri i Evertonit, Roberto Martinez është një fans i madh i Januzat, të cilin e kishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se vitin e kaluar 21-vjeçari kaloi gjashtë muaj te Borussia Dortmund në formë huazimi, për tu kthyer gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Evertoni, Januzajt do ti bashkohet sulmuesi shqiptar i Grasshoppers, Shani Tarashaj, i cili kaloi te skuadra e Ligës Premier gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version