Telegrafi

Januzaj shënon supergol, kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë

Kombëtarja e Belgjikës ka kaluar në epërsi ndaj Anglisë në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.  

Është lojtari me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili ka kaluar belgët në epërsi ndaj anglezëve.

Januzaj ka shënuar një supergol për epërsinë e belgëve 1-0.

Ky gol i istogasit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes pas një goditje të fortë dhe të saktë.

Goli erdhi pas asistimit të Youri Tielemans. /Telegrafi/