Telegrafi

Januzaj shënon golin e parë në La Liga për Sociedadin (Video)

Adnan Januzaj (Getty Images)

Adnan Januzaj ka gjetur golin në kampionatin spanjoll në ndeshje ndaj Eibarit.

Real Sociedad dhe Eibar po luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj ka gjetur golin pikërisht në këtë ndeshje.

Lexo po ashtu Përfundimisht e refuzon Kosovën, Januzaj ftohet nga kombëtarja belge (Foto)

Djaloshi nga Istogu ka shënuar golin e dytë për Sociedadin, duke quar epërsinë në 2-0.

Lexo po ashtu “Kur do të luash për Kosovën”? Pyetja që e la të shtangur Adnan Januzajn (Video)

Goli i Januzajt erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes nga afërsia.

Ky ishte goli i parë i Januzajt në kampionatin spanjoll, La Liga. /Telegrafi/