Real Sociedadi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Cadiz me rezultat 3-0.
Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer edhe ylli nga Kosova, Adnan Januzaj që ka realizuar golin e dytë në këtë takim.
Serinë e golave në ndeshje e hapi sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth që shënoi në minutën e 19-të.
Ndërkohë në pjesën e dytë, Sociedad fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi istogasi Adnan Januzaj duke ngritur epërsinë e Sociedad për 2-0.
📸 62’ | 2-0 | LA CLASSE 🤩 @adnanjanuzaj #RealSociedadCadiz | #AurreraReala pic.twitter.com/dN5bwg39bm
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) May 12, 2022
E golin e tretë në ndeshje e realizoi i inkuadruari në lojë Portu përsëri nga penalltia.
Për Januzajn goli ndaj Cadiz ishte i tretë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.
Sudah lama tak melihat nama @adnanjanuzaj di papan skor… dan malam ini DIA KEMBALI! 💙🤍#RealSociedadCádiz#DesenlaceLaLiga #LaLigaSantander pic.twitter.com/3cUADQVJqn
— LALIGA Indonesia (@LaLigaID) May 12, 2022
Me këto tri pikë, Sociedad ka siguruar garat evropiane pasi ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 59 pikë, derisa për të siguruar përfundimisht Ligën e Evropës i duhen edhe tri pikë. /Telegrafi/
Een grote stap 👣
Adnan Januzaj schiet Real Sociedad vanaf de stip naar een comfortabele 2-0 voorsprong. Europees voetbal komt dichterbij 📈#ZiggoSport #LaLiga #RealSociedadCadiz pic.twitter.com/CGWxcK0zuw
— Ziggo Sport Voetbal (@ZS_Voetbal) May 12, 2022