Telegrafi

Januzaj rikthehet te United, do të stërvit nën urdhrat e Mourinhos (Foto)

Adnan Januzaj pritet të largohet gjatë verës prej Manchester Unitedit.

Mesfushori shqiptar ishte i huazuar për një sezon te Sunderland, e cila ka rënë në një kategori më të ultë të garave angleze.

Reprezentuesi belg do të rikthehet te “Djajtë e Kuq” për fazën parasezonale, ku do të stërvitet nën urdhrat e Jose Mourinhos, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Januzaj nuk bën pjesë në planet e trajnerit portugez dhe mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Futbollisti për një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një kalim te ekipi spanjoll i Real Sociedadit. /Telegrafi/