Adnan Januzaj është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Real Sociedadit në Kupën e Spanjës.
Real Sociedad ka shënuar fitore të thellë 0-8 në udhëtim tek skuadra amatore Becerril ku Januzaj shënoi tre gola.
⚽ GOOOOOAAAAL by @AdnanJanuzaj!!! 0-5#AurreraReala pic.twitter.com/8BLTXpjPtO
— Real Sociedad 🇺🇸 🇬🇧 (@RealSociedadEN) December 19, 2019
Istogasi shënoi në minutat 44’, 46’ dhe në të 63-tën për ta kompletuar het-trikun.
Përveç tre golave, sulmuesi anësor nga Kosova asistoi edhe tek një gol tjetër i shënuar nga Pardo.
Për 24-vjeçarin këta ishin tre golat e parë këtë edicion në futbollin spanjoll me Sociedadin. /Telegrafi/