Telegrafi

Januzaj pritet të startojë për Sociedadin ndaj ish-ekipit të tij, Manchester United

(Foto: Instagram/adnanjanuzaj)

Real Sociedadi dhe Manchester Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Trajnerët Imanol Alguacil dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë idetë e qarta për mënyrën e qasjes ndaj kësaj sfide.

Anësori shqiptar, Adnan Januzaj, pritet të fillojë nga minuta e parë kundër ish-skuadrës së tij, pjesë e të cilës ishte gjatë viteve 2011-2017.

Lexo po ashtu Rrëfimi i gjatë i Januzajt për largimin nga Manchesteri - Trajnerët që i besuan dhe ata që e dëshpëruan, momentet më të mira dhe tani kërkon ta mposhtë skuadrën që e do

Solskjaer pritet të bëjë disa ndryshime në krahasim me skuadrën që luajti kundër West Bromit, duke filluar nga portieri. Ndërsa si qendërsulmues mund të angazhohet Mason Greenwood.


Formacionet e mundshme

Real Sociedad: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Elustondo, Monreal; Illarramendi; Januzaj, Silva, Merino, Oyarzabal; Isak.

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Fred, Matic; Mata, Fernandes, Rashford; Greenwood.


/Telegrafi/