Telegrafi

Januzaj prezantohet te Sunderlandi (Foto)

Adnan Januzaj edhe zyrtarisht është prezantuar te Sunderlandi.

Mesfushori shqiptar është fotografuar me fanellë të skuadrës angleze.

Në fakt, reprezentuesi belg debutoi të shtunën me Sunderlandin, ku kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 2-1 prej Manchester Cityt.

Vlen të ceket se Januzaj është huazuar për një periudhë njëvjeçare prej Manchester Uniteidit. /Telegrafi/