Adnan Januzaj është prezantuar këtë të mërkurë te Sevilla, ndonëse sulmuesi tashmë ka debutuar nën urdhrat e trajnerit Julen Lopetegui, duke luajtur kundër Barcelonës dhe kundër Manchester Cityt,
Januzaj nënshkroi deri në vitin 2026, pasi luajti për pesë sezone në Real Sociedad dhe mbërriti me parametra zero te Sevilla.
“Shpresoj që dinamika të ndryshojë dhe të fillojmë të fitojmë tani. Sevilla duhet të jetë çdo vit në Ligën e Kampionëve”.
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) September 7, 2022
“Jam shumë i lumtur që kam debutuar. Ndihem mirë, fizikisht shumë më mirë. Është krejtësisht ndryshe të stërvitesh vetëm, kam shumë më tepër ritëm. Mund të luaj në çdo pozicion sulmues, jam i gjithanshëm dhe nuk më intereson nëse luaj në krahun e majtë apo të djathtë”, ka thënë Januzaj.
Sulmuesi theksoi se i kanë të gjitha mundësitë për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve.
“Ne kemi mentalitetin për të ndryshuar gjërat sa më shpejt të jetë e mundur, kemi një ekip të mirë dhe situata do të ndryshojë shumë shpejt. Është shumë herët për të folur për golat, sapo kemi filluar”.
Adnan 🤝 Kasper pic.twitter.com/WdTJmqKx0q
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) September 7, 2022
“Vazhdojmë të punojmë që të ngrihemi sa më shpejt. Këtu ka më shumë presion sesa te Real Sociedad, sepse është një ekip që është gjithmonë në krye dhe është një skuadër e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Adnan Januzaj. /Telegrafi/