Telegrafi

Januzaj mund të jetë vendimtar për Sunderlandin

Adnan Januzaj mund të jetë vendimtar për skuadrën e Sunderlandit.

Kështu së paku ka pohuar trajneri i ekipit anglez David Moyes.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Adnan Januzajt

“Ai është në gjendje të fitojë ndeshjet. Nuk është duke e bërë këtë aktualisht, por kam besim të madh në të. Ai ka aftësinë për të bërë këtë dhe për të shënuar gola”, ka deklaruar në konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se reprezentuesi belg iu bashkua Sunderlandit në formë huazimi nga Manchester Unitedi.

Vlen të theksohet se Sunderland gjendet në vendin e 18 të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 14 pikë. /Telegrafi/