Telegrafi

Januzaj kthehet te goli, shënon ndaj Levantes

Mesfushori Real Sociadad, Andan Januzaj është kthyer të shënojë gol pas një kohe të gjatë.

Shqiptari që i mbron ngjyrat e Belgjikës, ka arritur të shënojë në minutën e 26-të në portën e Levantes.

Ai luajti tërë ndeshjen që u mbyll 1-1.

Për Levanten gjatë gjithë ndeshjes luajti Enis Bardhi.

Ky ishte goli i parë i Janzuajt në La Liga këtë edicion, i cili ka qenë i kushtëzuar me lëndime.

Januzaj dhe Sociadadi nuk po kalojnë periudhë të mirë në La Liga që janë në vendin e nëntë me 36 pikë, duke mos fituar në katër ndeshjet e fundit.  /Telegrafi/