Adnan Januzaj vazhdon ta mohojë prejardhjen e tij dhe këtë e ka bërë edhe në paraqitjen e tij të fundit mediale.
Ai ka thënë se ka lindur në Belgjikë dhe ndjehet belg, kur u pyet se a do të luante për Anglinë.
“Nuk e di, kjo i takon të kaluarës. Natyrisht, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg”.
“Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, ka thënë Januzaj.
Adnan Januzaj ishte kërkuar shumë nga Shqipëria dhe Kosova.
Ai kishte refuzuar të takohej e lërë më të jepte një përgjigje për të ardhmen.
Futbollisti është tubuar nga Belgjika, por thënë të drejtën ka pasur shumë rënëie në karrier, ndërsa aktualisht është pjesë e Real Sociedad. /Telegrafi/