Telegrafi

Januzaj grumbullohet nga Van Gaal

Adnan Januzaj më në fund ka marrë një lajm të mirë, pasi është grumbulluar nga skuadra e parë e Manchester United.

Mesfushori kosovar nuk ka kaluar momente të mira pas rikthimit nga Borussia Dortmund ku ishte i huazuar për gjashtë muaj.

Januzaj shumicën e kohës e ka kaluar me skuadrën rezervë të Manchester United, ndërsa së fundmi është grumbulluar për derbin lokal ndaj Manchester Cityt.

Formacioni zyrtare ende është larg publikimit, mirëpo nuk pritet që Januzaj të jetë titullar.

Istogasi do ta presë rastin për tu inkuadruar nga banka rezervë në derbin e qytetit të Manchesterit. /Telegrafi/