Site icon Telegrafi

Januzaj e lë politikën jashtë futbollit

Adnan Januzaj (Foto: Getty Image)

Adnan Januzaj ka thënë se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas shënimit të golave.

Sulmuesi i Belgjikës, prindërit e të cilit janë nga Kosova, nuk do të festojë ashtu siç bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri – të cilët kanë po ashtu origjinë nga Kosova, shkruan L’Equipe.

Festa e Shaqirit me shqiponjë (Foto: Getty Image)

Dy mesfushorët shqiptarë që e përfaqësojnë Zvicrën, bënë simbolin e shqiponjës me duar pas golave të tyre ndaj Serbisë, ndërsa më pas u gjobitën me para nga FIFA.

Lexo po ashtu Lajmet për Adnan Januzajn

Ndërkohë, Januzaj e shënoi golin e fitores kundër Anglisë, mirëpo festa e tyre nuk kishte të bënte me simbolet e tij kombëtare.

“Nuk fokusohem shumë në gjëra të tilla pasi shënoj gol. Është një gol me shumë emocione, e kam festuar me tifozët dhe lojtarët, dhe mendoj se fusha e futbollit dhe fusha politike janë të ndara”.

Festa e Januzajt me bashkëlojtarët (Foto: Getty Image)

“Unë i festoj golat e mi me bashkëlojtarët”, citohet të ketë thënë Januzaj, i cili e ka pasur mundësinë të luajë për Shqipërinë apo për Kosovën.

Në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, Belgjika do të luajë kundër Japonisë dhe shpresojmë të shohim më shumë gola nga Januzaj. /Telegrafi/

Exit mobile version