Aventura e Adnan Januzajt në La Liga ka filluar mjaft mirë.
Real Sociedadi i tij fitoi me rezultat 2-4 ndaj Deportivo La Corunas.
Shqiptari luajti për 74 minuta, ku pastaj u zëvendësua nga Carlos Velas.
Anësori ishte një nga më të mirët në këtë takim, por ai vazhdon të komentohet për driblimin e bukur gjatë pjesës së parë.
Ai me një lëvizje mashtruese dribloi mes dy lojtarëve duke fituar duartrokitjet e tifozëve të Sociedadit. /Telegrafi/
Pasi jemi te driblimet e bukura, ia vlen t’i kujtojmë ato të Ronaldinhos:
https://www.youtube.com/watch?v=Lp7t2qmCnBc