Adnan Januzajt nuk i është dhënë mundësia që të luajë në ndeshjen të cilën Manchester Unitedi e fitoi me rezultat minimal ndaj Norwich Cityt.
Mesfushori shqiptar dy herë u ngrit nga banka rezervë që të zëvendësonte njërin prej lojtarëve në fushë, por menaxheri Louis van Gaal dy herë e dërgoi në bankë rezervë, pasi preferoi më shumë inkuadrimin e Morgan Schneiderlinit dhe Fosou-Mensah.
Në herë e dytë kur Januzaj u ulë në bankën rezervë, bashkëlojtarët e tij nuk mundën t’i mbajnë të qeshurat, posaçërisht sulmuesi francez, Anthony Martial.
Edhe Adnani e mori me sporivitet këtë situatë dhe iu bashkua të qeshurave dhe talljeve në stolin e Djajve të Kuq.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Juan Mata, i cili i dha shpresë ekipit të tij për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Video: #mufc bench laughing at Januzaj [via @MUnitedGirl] pic.twitter.com/6Ai495ZNuB
— utdreport (@utdreport) May 7, 2016