Telegrafi

Januzaj asiston në fitoren e Sociedadit

Adnan Januzaj (Getty Images)

Adnan Januzaj po e rikthen ngadalë formën e tij më të mirë.

Mesfushori ofensivë nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për skuadrën e tij Real Sociedad përballë Atletico Madridit.

Sociedad ka arritur fitore të madhe në shtëpi përballë Atleticos me rezultat bindës 3-0.

Në minutën e 27-të, Willian Jose arriti të shënoj golin e parë falë një goditje të saktë.

Asistues në këtë gol ishte mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj që harkoi bukur në zonë nga ana e djathtë.

Ky ishte asistimi i katërt në La Liga për reprezentuesin e Belgjikës.

Përveç katër asistimeve, Januzaj ka arritur të shënoj edhe tre gola me Sociedadin. /Telegrafi/