Telegrafi

Janushev: OBRM-PDUKM hyn në garë për formimin e Qeverisë

Igor Janushev nga radhët e OBRM-PDUKM-së tha se është garë e ngushtë mes partisë së tij dhe LSDM-së

“Dua të them se OBRM-PDUKM fitoj në pjesët më të mëdha të qyteteve, Aerodro, Karposh, Gazi Baba, Kisella Voda, Gjorçe Petrov, Butell, Kavadar, Sveti Nikole, Makedonska Kamenica, Pehçevë, Veles, Ohër, Gradsko, Prilep, Manastir, Ilinden dhe Petrovec”, tha Janushev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Janushev, sipas këtij modeli zgjedhor, garës ende nuk i dihet.

“Fakt është se populli i dëshiron ndryshim, opozita në këto zgjedhje dëshmoi se ka më shumë vota se partia në pushtet”, tha Janushev duke paralajmëruar formimin e Qeverisë./Telegrafi/