Në konferencën për shtyp të kantoneve Hercegovinës-Neretva në Bosnje e Hercegovinë, u shpjegua se kanë llogaritur gabim numrin e viktimave dhe se në këtë zonë kanë vdekur gjithsej 13 persona.
Një trup i pajetë është gjetur Fushën Butureviq në Konjic, ndërsa 12 të tjerë janë gjetur në Jabllanicën e Poshtme, ku gjendja është më kritike.
Tre persona humbën jetën edhe në Fojnicë, kështu që numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave nga përmbytjet në BeH deri më tani është 16, transmeton Telegrafi.
Në zonën e HNK-së janë gjithsej 10 persona në kërkim, nga të cilët katër janë në Konjic, ndërsa gjashtë në Jabllanicë.
Zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, Darko Juka, ka konfirmuar se gruaja shtatzënë, e cila dje humbi foshnjën e saj, sot është në gjendje stabile shëndetësore. /Telegrafi/