Site icon Telegrafi

Janë hakuar të dhënat e miliarda shfrytëzueseve të Yahoo-s

Më shumë se miliarda llogari të shfrytëzuesve të kompanisë Yahoo janë hakuar, bëhet e ditur nga kjo kompani.

“Yahoo beson se sulmi kibernetik ka ndodhur në gusht të vitit 2013”, thuhet nga kompania, ndërsa janë vjedhur emra, numra të telefonit, data të lindjes, fjalëkalime e në disa raste edhe pyetjet e sigurisë, transmeton AFP.

Ky sulm sipas kompanisë Yahoo mund të ishte “sulm i madh” për këtë kompani e cila ia shet asetet e saj një kompanie tjetër për 4.8 milionë dollarë. /kp/

Exit mobile version