Aktorja e njohur, Jane Fonda, ka rrëfyer së fundmi se si ndihet në dekadën e nëntë të jetës.
85-vjeçarja iu nënshtrua kimioterapisë për limfomën jo-Hodgkin vitin e kaluar, ndërsa ka folur hapur në një intervistë për revistën People se plakja nuk është diçka për t’u frikësuar, por diçka për t’u festuar.
“Ka pasur tragjedi dhe gjëra të vështira në jetën time, por kurrë nuk u dorëzova para tyre. Kam qenë elastike gjatë gjithë jetës sime. Me kalimin e moshës, jeta bëhet gjithnjë e më e mirë”, është shprehur ajo.
Është interesant fakti se përkundër moshës, aktorja ka më shumë punë se kurrë dhe këtë periudhë të jetës e quan si më të lumturit në jetën e saj.
Fonda është duke realizuar katër filma këtë vit, duke përfshirë komedinë “Book Club: The Next Chapter” që së shpejti do të nisë shfaqjen nëpër kinematë në mbarë botën.
Regjisori i këtij filmi, Bill Holderman, e cilësoi aktoren si një “forcë”, ku shpjegoi se gjatë xhirimeve kanë pasur një situatë, ku 85-vjeçarja ka vendosur ta kalojë ditën e saj të pushimit duke eksploruar qytetin nga orët e para të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët vendosën të flenë dhe të pushojnë. /Telegrafi/