Telegrafi

Jan Oblak nuk përjashton kalimin në Ligën Premier

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, ka folur për të ardhmen e tij duke iu përgjigjur pyetjeve mbi kalimin e tij të mundshëm në Angli.

Shumë klube i janë afruar njërit prej portierëve më të mirë në botë aktualisht.

“Liga Premier  ka ekipe të forta. Ndoshta kampionati më i fort, por mendoj se në fund ajo që ka rëndësi është trajneri më shumë sesa skuadra”.

“Të gjithë lojtarët mendojnë kështu. Nuk ka rëndësi nëse është Liga Premier, Serie A, La Liga, kudo që të shkoni. Ju duhet të bëni atë që trajneri kërkon nga ju”.

“E ardhmja në Ligën Premier? Nuk e di. Nuk e di çfarë më pret e ardhmja. Tani jam në Spanjë për shtatë vjet. Të shohim, unë jam akoma i ri, jo shumë, por kam akoma edhe disa vite përpara”, ka thënë slloveni. /Telegrafi/